Subscribe

 

Avokati i popullit Igli Totozani, nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së, ka shpallur këtë të premte  numrin e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisioneve të vetingut.

 

“Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë nuk i kanë përmbushur kriteret formale.”

 

Totozani sqaroi se kandidatet te cilët kane dorëzuar ne kohe dosjet, por ato janë vonuar nga posta, do te jene pjese e shqyrtimit.

 

‘Nëse në institucion, gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumenta kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto dokumenta do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga ana jonë, së bashku me ekspertët e ONM-së.”     

 

Me mbylljen e këtij procesi hidhet një hap i rëndësishëm në krijimin e institucioneve të vetingut, ndonëse zbatimi i tij është bllokuar në parlament, për shkak të bojkotit të opozitës. Por megjithë vonesat, Totozani nuk e fsheh optimizmin:

 

“Suksese Vetingut!

Suksese reformës në Drejtësi!”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *