Subscribe

Nga sot, fati i ngritjes se organeve te vetingut është ne duart e Parlamentit. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përfunduar rivlerësimin e kandidateve, qe kane aplikuar per te qene pjese e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe kolegjit te apelimit, duke rekomanduar se 67 aplikante janë te përshtatshëm per te realizuar vetingun ne Shqipëri.

 

“Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i procesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme. ONM shpreson në fillimin e zbatimit të procesit të rivlerësimit, për t’iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve të Shqipërisë për një sistem gjyqësor plotësisht të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe profesional.”

 

Kryetarja e ONM-së,  Genoveva Ruiz Calavera ia ka dorëzuar tashme Avokatit të Popullit listën e rishikuar të ONM-së, dhe Totozani duhet qe ketë liste se bashku me dy listat e hartuar prej tij te paren me ata qe plotësojnë kriteret dhe te dytën me ata qe nuk i plotësojnë t’i dorëzoje ne Kuvend.

 

Ky është edhe momenti kur prania e opozitës ne parlament është e domosdoshme per ngritjen e organeve te vetingut, pasi te gjitha komisionet jane ndërtuar mbi bazën e përfaqësimit te barabarte mes mazhorances e opozitës dhe bojkoti e bllokon procesin e vetingut.

 

Ne fillim te muajit mars pas vlerësimit te kandidateve nga Avokati i Popullit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ne gare mbeten vetëm 21 kandidate qe i plotësonin kriteret per 27 vende vakante dhe Parlamenti vendosi t’u japë kohe aplikanteve qe kishin mungesa ne dokumentacion per te t’i plotësuar ato.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *