Komisioni i ngritur nga parlamenti për verifikimin e kandidaturave per organet e vetingut ka dëgjuar personalisht secilin prej aplikanteve. Te gjithë kandidatet qe ne vlerësimin e avokatit te popullit nuk përmbushin kriteret, si dhe ata qe kane marre rekomandim negativ nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kane pasur mundësinë te sqarojnë para komisionit kërkesën per te qene pjese e vetingut. Te martën, komisioni do te zhvilloje seance dëgjimore me 67 kandidatet qe i plotësojnë kriteret ligjore per t’u zgjedhur ne organet e vetingut.