Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani u shkarkuar këtë të enjte nga detyra. Vendimi u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Prokurori qe konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e tij.

 

Sipas Komisionerit Publik, prokurori rezulton me mungesë të burimeve financiare dhe me deklarime të pasakta të pasurisë. Për Komisionerin, ai nuk justifikon një banesë në Paskuqan, garazhin dhe makinën.

 

Pas disa seancash dëgjimore, KPA rrëzoi vendimin e KPK dhe shkarkoi nga detyra Besnik Canin. Me këtë vendim, KLP mbetet me 10 anëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *