Subscribe

Ministria e financave mohon që sistemi progresiv I taksës të jetë arsyeja pse 40% e pagave të deklaruara janë minimale.

 

Sipas këtij dikasteri problem mbetet evazioni në tregun e punës, ndaj një grup i posaçëm do të analizojë pikërisht këtë fenomen, duke bërë atë që zyrtarët e ministrisë e konsiderojnë një lloj vetingu të individëve të punësuar.

 

Një proces ky që vjen vetëm pas publikimit të pagave për rreth 670 mijë punonjësve.

 

 

Një grup punë apo task force do të analizojë këtë situatë, do të bëjmë një lloj vetingu me stë hyrave dhe shpenzime për të kuptuar nga vjen diferenca. Konkretisht do të shohim kompanitë ku dominojnë pagat e ulëta- u shpreh Niko Lera, drejtor i politikave fiskale.

 

Sipas kreut të politikës së taksave dhe tatimeve, disa ndryshime ligjore do të bëhen për profesione të veçanta, pasi shumë shërbime nuk deklarohen si paga por individë u shmangen detyrimeve si biznes i vogël, i cili sot nuk tatohet.

 

Disa individë që ne i kemi parë në atë liste paguajnë detyrimet që rrjedhin nga pagat në masën 100%,  por shumë të tjerë që operojnë në sektorë të caktuar kanë shfrytëzuar  legjislacionin duke hapur një OJF apo një biznes të vogël me qëllim shmangien e detyrimeve.

 

Mbetet ende e paqartë se si do të realizohet në praktikë, verifikimi i të ardhurave të individëve kur nuk ka një bazë të dhënash mbi pasuritë apo shpenzimet qe ata kryejnë, apo se si do të detyrohen administratorët e kompanive të deklarojnë pagat reale.

 

Vite më parë, qeveria Berisha aplikoi paga reference për sektorë të caktuar, por kjo praktikë u kundërshtua nga komuniteti i biznesi i cili e konsideroi atë si diktat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *