Teksa këtë të hënë u regjistrua vetëvrasja e pestë në spitalet COVID, mjeku Erion Dasho u shpreh se kjo është një situatë alarmuese.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Roland Zili, mjeku deklaroi se është urgjente që për pacientët të bëhet analiza e riskut të vetëvrasjes.

 

Në rast se pas analizës pacientët tregojnë shenja që mund të shkojnë drejt vetëvrasjes, për Dashon, ata duhet të trajtohen në kushte të veçanta sigurie.

 

“Është një tragjedi, kemi shumë persona që humbin jetën, por kur jeta humbet në këtë mënyrë është dyfish e dhimbshme. Nuk mund të anashkalojmë faktin që kjo është humbja e pestë e jetës që vjen në të njëjtën formë dhe është një kambanë alarmi. Kamabnë alarmi për sigurinë e pacientit. Nëse kemi pacientë që zgjedhin vetëflijimin në kushtet e trajtimit spitalor, tregon se shumë elementë të sigurisë spitalore janë anashkaluar. Duhet vlerësuar risku i vetëvrasjes, sidomos kur kemi indikacione, pra kishim një rast të parë. Që nga ajo kohë duhet të ishte kryer analiza e riskut të vetëvrasjes. Nëse ajo tregonte nivele alerti, këta persona trajtohen në kushte të veçanta sigurie. Mendoj se është urgjencë dhe domosdoshmëri që për çdo person që shtrohet duhet të plotësohet edhe ekzaminimi i shëndetit mendor. Kjo duhet të bëhet patjetër.”

 

60-vjeçari Leonard Skabona u hodh këtë të hënë nga dritarja e dhomës së Sanatoriumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *