Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në një deklaratë të tij të postuar në rrjetin social Facebook, ka shrkuar se “Maqedonia është ndërtuar dhe ekziston përmbi pabarazinë dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve”
Tolerimi i deritashëm i dhunës e shovinizmit të Gruevskit e ka sjellë këtë gjendje. Shpresoj që Zijadin Sela, Zoran Zaev, e të gjithë të lënduarit tjerë të shërohen sa më shpejtë. Reagimi i Tiranës dhe Prishtinës duhet të jetë i shpejtë dhe i vendosur. Nuk bën në asnjë mënyrë të jemi indiferent e me dy mendje në kundërshtimin tonë ndaj instalimit të politikës shoviniste në një vend fqinj. Aq më tepër kur aty jetojnë shqiptarët. Aq më tepër kur ky shovinizëm është kundër shqiptarëve