Subscribe

Lëvizja Vetëvendosje nuk siguroi asnjë fitore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën një ditë më parë, ndërsa 12 kandidatë të saj do të garojnë sërish në balotazhin e 14 nëntorit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e lexoi këtë disfatë të partisë në pushtet si tregues të zhgënjimit tek qytetarët.

MEMLI KRASNIQI
KRYETAR I PDK
“Qytetarët treguan pakënaqësinë e skajshme të tyre në qeverisjen e Albin Kurtit edhe pse 8 muajt e parë të saj. Kjo nënkupton që për ne fillon një rrugëtim i ri për të ndalur degradimin në qeverisje.”

Sipas rezultatit paraprak, qytetarët me të drejtë vote në 21 komuna do të zgjedhin mes dy kandidatëve që siguruan më shumë vota ndërsa në 17 komuna rezultati është i qartë.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike pesë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nga dy komuna përkatësisht.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Lista Serbe siguroi 10 komuna, Lidhja Demokratike tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtatë, Partia Demokratike pesë. Ndërkaq, tri komuna i fitoi Lëvizja Vetëvendosje: Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën.

Analistët në Kosovë shprehen se rezultatet paraprake janë një zgjim brutal nga realiteti përballë fitores që Lëvizja Vetëvendosje arriti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ku fitoi mbi 50 për qind të votave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *