Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani po verifikon nëse hetimet për 43-vjeçarin Bilal Hasani që u vetëvar në burgun 313 në Tiranë janë kryer siç duhet. Përmes një njoftimi për mediat, Metani tha se rasti po hetohet.

 

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43-vjeçarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra. Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka pasur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.”

 

Viktima Bilbil Hasani kishte lindur në Kukës dhe banues në Kamëz. Në vitin 2019 ai ishte arrestuar për veprën penale “Vjedhje” por ishte ende ne paraburgim ne pritje per tu njohur me denimin. Ne 2016 ai ishte arrestuar gjithashtu per “Vjedhje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *