Nëse ka një gjë nga e cila frikësohen pronarët e kafshëve shtëpiake, ata janë pleshtat. Parazitët e vegjël mund të shkaktojnë kaq shumë acarim dhe shqetësim si për kafshët, ashtu edhe për njerëzit.

Por duket se këtë verë të gjithë duhet të përgatitemi për më të keqen pasi veterinerja Zoe Costingan ka parashikuar një “shpërthim” të pleshtave gjatë muajve të ardhshëm.

 Ajo shpjegoi se klima dhe humbja e disa trajtimeve parandaluese për shkak të pandemisë koronavirus kanë krijuar terrenin e përsosur për t’u shfaqur masivisht pleshtat.

Një studim i ri që përfshin 2 mijë pronarë të maceve dhe qenve në Mbretërinë e Bashkuar se një në dhjetë prej tyre ka hasur vështirësi në trajtimin e parazitëve tek kafshët gjatë shpërthimit të COVID-19.

Një në pesë prej tyre thanë se nuk ishin në gjendje të trajtonin kafshët e tyre për pleshtat që kishin në mars. Kjo shifër u rrit në gati një çerek në prill.

“Me temperaurat e larta rekord në fillim të vitit dhe me parashikimet për një verë shumë të nxehtë, është me të vërtetë e rëndësishme të mendojmë për rrugën e duhur sesi mund të mbrojmë kafshët nga parazitët, pasi është krijuar terreni i përsosur për shumimin e pleshtave. Është shumë më e lehtë të parandalosh shumimin e tyre sesa t’i trajtosh më vonë”, paralajmëroi veterinerja Zoe Costingan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *