Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 December 2025
Vizion fokus

Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të...

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë...

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj:...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji?...

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen...

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD...

Vetëm shaka? Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë i tha gruaja Macron-it pas shuplakës

28 Maj 09:34

Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një video e pazakontë që tregon një episod të çuditshëm mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte. Pamjet janë regjistruar në aeroportin e Hanoit, në nisje të turneut aziatik të presidentit francez, dhe kanë ngjallur polemika të shumta.

Presidenti Macron, në një koment për gazetarët, u përpoq të zbuste situatën: “Po ngacmohesha e po bëja shaka me bashkëshorten time, por videoja është kthyer në një lloj katastrofe gjeoplanetare. Në një botë si kjo ku jetojmë, nuk kemi kohë për të humbur me tema të tilla”, tha ai me ironi.

Megjithatë, për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ndodhi, britanikja Express angazhoi një ekspert të lexim-buzëve për të analizuar komunikimin mes çiftit në video.

Sipas analizës së ekspertit, ndërsa dera e avionit hapet dhe çifti shfaqet në sy të stafit dhe kamerave, Brigitte e shtyn lehtë në fytyrë Macron-in. Ai duket i zënë në befasi dhe me një përshëndetje të sforcuar thotë: “Bonjour”.

Më tej, eksperti vëren një ftohtësi në sjelljen e Brigitte-s: Macron i zgjat dorën, por ajo nuk ia pranon dhe mbahet për parmakun, duke kaluar pranë tij. Sipas leximit të buzëve, ajo i pëshpërit: “Dégage, espèce de loser” (“Largohu, humbës i mjerë”).

Presidenti përpiqet ta qetësojë situatën me fjalët: “Essayons, s’il te plaît” (“Të përpiqemi, të lutem?”), por Brigitte i përgjigjet shkurt: “Jo”. Ai mbyll bisedën me një shprehje të përmbajtur në fytyrë dhe fjalët: “Je vois” (“E kuptoj”).

Ky episod i filmuar u bë menjëherë lajm ndërkombëtar dhe ngriti pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies mes çiftit presidencial francez. Ndërsa Macron e minimizon si një moment shakarash, interpretimet dhe komentet në publik vazhdojnë të jenë të ndryshme.

/vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Brigitte Eksperti i leximit të buzëve Emmanuel Macron shuplaka

Nga e njëjta kategori

Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës

më shumë...

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, dy të lënduar

më shumë...

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë se 24 orësh arrati 50-vjeçari! U gjet i plagosur rëndë

më shumë...

“Bëni shumë kujdes”, cilën shenjë Horoskopi po paralajmërojnë yjet ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq mak...
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Beris...
  • Horoskopi sipas Meri Gjinit/ Kujdes me lekët, cila është she...
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit...
  • Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.