Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se shkeli dhunshëm marrëveshjen e 5 qershorit, pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ai shprehet se janë dy nene që u ndryshuan me konsensus në 5 qershor dhe më pas u miratuan në 23 korrik, për t’u ndryshuar vetëm një javë më pas.

“5 qershori u shkel, ja Faktet!! 5 qershori u shkel dhunshem dhe faktet flasin ulerasin. Cdo alibi per Edi Ramen, qe shkeli 5 qershorin eshte kunder popullit shqiptar. Nenet qe u ndryshuan ne 5 qershor dhe u miratuan ne 23 korrik u asgjesuan vetem pas nje jave ne 30 korrik. Vetem nje mashtrues si Edi Rama mund ta mohoje kete, por faktet serish ulerasin. Alibite per mashtruesin jane faj i rende. Ja se si u ndryshuan me konsensus ne 5 qershor nenet 67 dhe 164 te Kodit Zgjedhor, qe u zhbene dje”, shkruan Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *