Data shënon 12 janar, por deri në mes të këtij muaji nuk pritet të ketë asnjë shfaqje kulturore në kryeqytet. Pushimet e ndërrimit te viteve për institucionet e kulturës këtë vit kanë qenë të gjata. Të vegjlit po ashtu nuk kanë shumë alternativa. Teatri i Kukullave dhe Cirku Kombëtar nuk ofrojnë asgjë të re. Ndërsa ne teatrin Eksperimental ofrohet shfaqja e vjetër “Pufët për krishtlindje”. Situata duket më premtuese në Teatrin Kombëtar. Provat për “tre motrat” e Çehov kanë nisur. Me regji të drejtuesit të këtij institucioni, Hervin Çulit shfaqja e parë për 2016-ën pritet të vijë si premierë më 15 janar. Një ditë më pas, pak hapa më tutje, në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli” vjen një premierë tjetër, shfaqja “Gënjeshtër pas gënjeshtre” e regjisorit Qëndrim Rijani. E nëse këto dy shfaqje janë të vetmet alternativa që ofron kryeqyteti në muajin e parë të vitit, edhe me e varfër është jeta artistike në qytetet e tjera.