Regjistrohet numri më i ulët i të infektuarëve në katër javët e pandemisë në vendin tonë. Vetëm gjashtë persona janë identifikuar si mbartës të virusit nga 182 testet e kryera në orët e fundit, pra vetëm 3.3 për qind e tyre kanë rezultuar me koronavirus.

 

Në ndryshim nga ditët e fundit, ku numri më i madh i të infektuarëve vinin nga Shkodra, në 24 orët e fundit shifrat mbeten të pandryshueshme. Rastet e reja pozitive janë në këto qytete:

 

 

Ndryshim nuk pëson as numri i pacientëve në terapi intensive, 11 në total në të dyja spitalet, te Infektivi dhe Shefqet Ndroqi.

 

 

Çdo ditë autoritetet shëndetësore raportojnë për të shëruar. E thënë në përqindje 36.2 për qind janë shëruar nga 361 të infektuarit, duke përjashtuar jetët e humbura.

 

 

Uljen e ndjeshme të rasteve të reja epidemiologët e shpjegojnë me respektimin e masave, veçanërisht të ruajtjes së distancës dhe gjurmimit të rasteve të kontaktit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *