Me një numër të infektuarish në rënie dhe vdekje minimale, Australia është duke i treguar botës se si të luftojnë me koronarvirusin, por një pjesë e këtij suksesi mund t’i atribuohet edhe fatit të mirë.

 

Në një kohë kur vendet e mëdha Perëndimore po përballen me mijëra të vdekur, në Australi janë shënuar vetëm 51 viktima. Kjo shifër regjistrohet në një vend me një popullsi prej më shumë se 25 milionë banorësh, ku rasti i parë me COVID-19 u raportua më 25 janar.

 

Ekspertët australianë të Shëndetit thonë se shkalla e infeksionit ka qenë e qëndrueshme për shkak të testimeve të përhapura, gjurmimit, vetizolimit të atyre që ishin në rrezik dhe rregullave të distancës sociale të zbatuara në mënyrë rigoroze.

 

Me një sistem të fortë ekzistues të shëndetit publik, Australia ka një nga regjimet më gjithëpërfshirëse të testimit COVID-19 në botë.

 

Australia ka kryer 319,784 teste krahasuar me 282,074 në Britaninë e Madhe (me popullsi 67 milionë), dhe 2.2 milionë në SHBA-të me popullsi rreth 328 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *