Policia e Shtetit ka njoftuar drejtuesit e mjeteve që të vetëdeklarojnë online lëvizjen me automjete private, si dhe ka treguar hapat që duhet të ndjekin për të plotësuar formularin e deklarimit. Lëvizja lejohet vetëm në oraret 6:00-8:00 dhe 16:00-17:00, vetëm për ata duan të ikin për në punë.

 

 

“Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e mëposhtëm: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!  

 

Hapat që duhen ndjekur për plotësimin e formularit:

 

Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link: https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet/. Klikohet mbi linkun: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni “SUBMIT”. Pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email-it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Formularin që do t’ju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e  makinës, te xhami i parë  për t’ia treguar punonjësve të Policisë.

 

Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06:00 deri 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 17:00 të pasdites.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *