Veshjet false apo origjinale? Të ftuarat debat në “Vizioni i Pasdites”

“Markat false apo origjinale, çfarë preferojnë shqiptarët”, kjo ka qenë tema e bisedës në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.
Të ftuara për të folur për këtë temë ishin ish-Missi shqiptar Silvana Bushati, avokatja Albana Laknori dhe blogerja Anila Perlala.
Lidhur me temën nëse duhet të lejohen apo jo market false në treg Bushati dhe Laknori kanë qenë të ndara.
Për ish-Missin çdo kush ka të drejtë të vishte bukur, dhe nuk ka asgjë të keqe edhe nëse vesh një makrë të falsifikuar.
Por për avokaten Laknori kjo ëhstë shkelje e të drejtës së autorit dhe jo vetëm.
Sipas saj nuk do të kishte edhe leverdi ekonomike nëse do të blije një markë të falsifikuar produkti do të prishej shumë shpejt, ndërsa produkti original do të kishte më shumë jetëgjatësi.
Pjesë nga biseda:
Silvana Bushati: Çdo kush ka të drejtë të vishet bukur, nëse është ose nuk është origjinale. Në Shqipëri është shumë e vështirë për të gjetur cilësi të mirë.
Albana Laknori: Në fakt mua më dhemb kjo. Ligji i markave dhe patentave është që në vitin 1994, vazhdimisht ligjet përmirësohen. Me afrimin në BE na detyron që përveç ligjit shqiptar duhen përafruar edhe me ligjet europiane, dhe ju e dini që me kodin penal falsifikimi gjobitet.
Silvana Bushati: Dhe ti beson te uljet. Në 3 etiketa të ndryshme, ti ke tre çmime të ndryshme.
Albana Laknori: Kur një markë e mirënjohur të jep ekzkluzivitetin ty, atëherë çminin nuk e vendos ti, e vendosin ata.
/Vizionplus.tv/




