Subscribe

Botohet vepra e tretë e Mithat Frashërit. Nis me “Folenë kombëtare”, një dramë për të cilën Kadare shkruan 6 faqe parathënie, si kritik jo vetëm i dramës së Lumo Skëndos, por edhe i gjendjes së teatrit sot. Ai ndalet edhe te fati i godinës e deri te drama që po përjeton pa dramat e veta.

 

Studiues, shkrimtarë e kritikë, janë bërë bashkë për të prezantuar këtë vepër ku një zë të veçantë zënë drama dhe memuaristika e Mit’hat Frashërit.

 

Për studiuesin Aurel Plasari autokritika është ajo që e veçon Lumo Skendon nga të tjerët.

 

Instituti i botimeve Lumo Skëndo vijon përmbledhjen e veprave e dorëshkrimeve, e shumë shpejt premton të prezantojë edhe veprën numër 4 të Mit’hat Frasherit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *