Subscribe

Opinion final I komisionit te Venecias le ne fuqi zgjedhjet e 30 qershorit ndersa vlereson se shkeljet e presidentit Meta nuk jane aq te renda sa te çojne ne shkarkimin e tij.

 

Dokumenti ka disa ndryshime, nga drafti paraprak sic eshte rasti I paragrafit 99 ku eshte hequr fjalia se presidenti tejkaloi kompetencat e parashikuara ne kushtetute duke anulluar e me pas shtyre zgjedhjet lokale.

 

Por pavaresisht zbutjes se frazave ekspertet e Venecias I qendrojne gjykimit se kreu i shtetit nuk kishte te drejte te anullonte zgjehdjet lokale te 30 qershorit.

 

 

Anullimi dhe shtyrja e zgjedhjeve e tejkalon kompetencën e Presidentit. Është Kuvendi, komisioni hetimor dhe më tej Gjykata Kushtetuese që duhet të vendosin nëse këto janë shkelje kushtetuese dhe mjaftueshëm të rënda sipas nenin 90 të Kushtetutës për shkarkimin e Presidentit.

 

 

Ekspertet analizojne se edhe ne rast te nje situate krize apo emergjence kreu i shtetit nuk e ka te drejten te shtyje zgjedhjet.

 

 

Kompetencat e parashikuara ne rastet e emergjencave parashikuar ne nenin 170 nuk mund te sherbejne si baze ligjore per shtyrjen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit.

 

 

 

Ekspertet e venecias vene ne dukje se edhe nëse Presidenti mund të ketë ndjekur një qëllim të ligjshëm, as Kushtetuta dhe as Kodi Zgjedhor nuk vendosin ndonjë fuqi të përgjithshme për Presidentin që të anulojë zgjedhjet dhe të caktojë një datë të re. Per me teper as bojkoti i zgjedhjeve sipas venecias nuk eshte arsye per te shtyre daten e zgjedhjeve.

 

 

 

Bojkotimi i zgjedhjeve nga disa parti është gjithashtu i ndryshëm nga një situatë kur palët e interesuara politike përdorin fuqitë ose mundësitë e tyre politike posaçërisht për të parandaluar funksionimin e ligjshëm të institucioneve të tjera ose – çfarë është më keq – për të penguar funksionimin e tyre kushtetues. Nëse një përpjekje e tillë do të ishte e suksesshme, ajo do të ndërpresë të paktën përkohësisht funksionimin ligjor ose kushtetues të Shtetit.

 

 

 

Ekspertet e Venecias analizojne kuadrin ligjor dhe zhvillimet politike duke vene ne dukje se ndoshta shkeljet nuk jane serioze per te cuar ne shkarkimin e presidentit por vendimi i takon kuvendit e Gjykates Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *