Prokuroria e Posacme kunder Krimit dhe Korrupsionit regjistroi sot procedimin penal ndaj ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu.

 

Ai do te hetohet per tragjedine e Gerdecit, per dy akuza: “shperdorim detyre” dhe “shperdorim detyre ne bashkepunim me subjekt ushtarak”.

 

Rihapja e çeshtjes vjen pas terheqjes se dosjes “Gerdeci” nga Gjykata e Larte.

 

Dorezimi i fashikujve u urdherua nga Gjykata e Posacme e Apelit, qe vendosi për rihetimin e tragjedisë.

 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të Fatmir Mediut, ka regjistruar ndaj tij procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu,.

 

Hetimet për tragjedinë e Gerdecitr, ku vdiqen 26 persona, shume te tjere u plagosen me një dëm miliarda lekë, janë kryer ne periudhen 2008-2009, asokohe nga Prokuroria e Përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *