Gjermania bën të detyrueshëm testimin për koronavirus për këdo që kthehet nga vendet e rrezikut.

Vendimi do të hyjë fuqi në datën 8 gusht.

Nga kjo datë,  gjithë ata persona që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë infektimi me Covid-19 , do të mund të testohen falas në aeroport.

Ministri i Shëndetësisë Spahn e argumentoi vendimin duke sqaruar se çdo infeksion i pazbuluar bën ndryshimin.

Ai shtoi se çdokush që kthehet nga zonat e rrezikut duhet të ketë një test negativ të dy ditëve të fundit ose të testohet

Qendrat e testimit janë vendosur në aeroporte, stacione treni dhe pikat e tjera të mbërritjes së udhëtarëve.

 “Si shoqëri, ne nuk duhet të lejojmë çështjen e testimit të bëhet një çështje serioze për shoqërinë”, tha mes të tjerash Ministri gjerman i Shëndetësisë.

Gjermania ka renditur tek zonat e rrezikut edhe Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *