Subscribe

Nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollës së mesme do të rikthehen që të martën në shkolla.

 

Lajmi u dha nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve.

 

“Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni. E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme.”

 

Mësimi për ta do të jetë i alternuar, ndryshe nga deri më sot, që është zhvilluar online.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *