Presidenti i Republikës Ilir Meta do të bëjë të ditur nesër qëndrimin e ti zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, i zbardhur pak ditë më parë.

 

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur sot në protokollin e Presidencës.

 

“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019. Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *