Subscribe

Komisioni  rregullator ka miratuar vendimin e parë që i hap rrugë aplikimit të teknologjisë në zgjedhje. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se teknologjia është një prej sfidave kryesore në procesin e përgatitjes së procesit të 25 prillit dhe për këtë arsye ky është vendimi i parë që KQZ kalon.

 

Vendimi përcakton karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve që do përdoren në zgjedhjet e 25 prillit

 

Në 25 prill synohet që në të gjithë vendin qytetarët t’i nënshtrohen identifikimit

biometrik. Për këtë arsye në çdo qendër votimi do të ketë një pajisje e cila përmban të gjithë listën e votuesve për atë zonë, të dhënat për çdo zgjedhës dhe foton e tyre.

 

Çdo qytetar kur të votojë do t’i dorëzojë komisionit të qendrës së votimit kartën e identitetit, dhe do të lejë shenjën e gishtit si firmë që ai ka votuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *