Subscribe

Për Kreun e Grupit Parlamentar të socialistëve vendimi i gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin ishte i qartë dhe duhet të zbatohet. Taulant Balla e quajti një përpjekje të kotë të presidentit Ilir Meta parlajmërimin se do ta çojë çështjen në Strasburg.

 

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese zbatohet dhe nuk diskutohet. Ky është qëndrimi i socialistëve pas kundërshtisë që presidenti Ilir Meta i bëri kushtetueses që i njohu si të ligjshme zgjedhjet vendore të 2019-ës. Madje të kotë e quajti Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS çdo përpjekje të kreut të shtetit për ta refuzuar, duke nënkuptuar dhe paralajmërimin e Ilir Metës për ta vazhduar betejën ligjore në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. 

 

 

Me gjithë angazhimin e socialistëve që deri në Krishtlindje do t’i kishin bindur demokratët, për votën pro për zgjatjen e afateve të organeve që heqin nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar gjasa është mos të ndodhë, për aq kohë sa edhe Partia Demokratike nuk ka një qëndrim të sajin dhe çdo mbledhje të Këshillit Legjislativ për këtë çështje e ka bojkotuar.

 

TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Kuvendi e ka kohen e nevojshme perpara per ta diskutuar dhe marre ne shqyrtim deri ne muajin maj kur u perfundon edhe afati organeve te vettingut, sipas parashikimeve te kushtetues. Askush nuk mund ta vendosi ne nje presion afatesh grupin me te madh te parlamentar te opozites qe eshte ai i Partise Demokratike. Eshte nje ceshtje qe do te marre kohen e saj. 

 

 

Po aq, edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të ndodhë pasi socialistët dhe demokratë të festojnë vitin e ri dhe në 2022-in të kenë zgjidhur ngërçin që nuk po e lë të ngrihet, nëse ky komision duhet të ketë objekt të shqyrtimit kërkesën e PD-së për të zhbërë ndryshimin e kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore.

 

Nuk ka te beje kjo me ceshtje te brendshme te PD-se, sepse ajo ka grupin e saj parlamentar i cili, ne aspektin parlamentar funksionon ne menyre shume institucionale me mazhorancen qeverisese. Deshira ime dhe besoj edhe e kolegeve nga PD-ja eshte qe ky komision te filloje punen e tij ne janar, me sesionin e ri. 

 

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *