Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë mengjesin e kësaj të shtunë bëri të ditura të gjithë vendimet e marra mbi ndihmën që do të marrin familjet e prekura nga tërmeti I 26 nentorit.

 

Rama tha se prioritet I menjehershëm do të jenë ata që kanë humbur njerez në këtë tragjedi.

 

Për këtë arsye, kreu I qeverisë tha se është vendosur që familjet me viktima nga tërmeti do të kenë direct që tani në dorë celesta e apartamentit të tyre të ri. Ai tha se për këtë arsye do të caktohet nje person nga qeveria që do të kontaktoje të gjithë familjet për të përzgjedhur vendin se ku e duan apartamentin pasi në Tiranë, sipas Ramës, janë menjehere gati disa banesa për tu future brenda.

 

ka bërë të ditur një sërë vendimesh që do të merren sot nga qeveria për familjet e prekura nga tërmeti. Ai shpjegoi se familjet në Durrës e Thumanë që kanë viktima kanë gati shtëpitë e reja dhe se do të vendoset një kontakt me ta për t’i pyetur se ku duan të rrinë.

 

Po kështu Rama tha se do të ketë një trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë duke përmendur emrin e Albert Carës që ka humbur të gjithë familjen dhe Lindita Carës me të njëjtën tragjedi.

 

“Të gjitha familjet e viktimave në Durrës, familja Broshka 4 anëtarë 1 viktimë, familja Gjana 8 anëtarë 1 viktimë, familja Lala 8 anëtarë, 7 viktima. Familja Meçja 5 anëtarë, 1 viktimë, etj.Të gjitha këto familje duhet të hyjnë në shtëpitë reja urgjent. I kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik në Durrës dhe një në Tiranë që do të bëjë kontaktin me ta për t’iu thënë se ku duan të rrinë. Viktimave të thumanës, familjeve të Thumanës kemi gati t’u ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi gati 6 apartamente në Tiranë por ju lutem në një komunikim me ta për të parë se kush është dëshira e tyre. Ky akt i parë është akti i dorëzimit apartamenteve gjithë këtyre familjeve, duhet bërë në një kohë rekord”

 

Më pas Rama lajmëroi edhe ndihmat e tjera që do të marrin këto familje. Ai konfirmoi se familjet me viktima nga tërmeti do të kenë trajtim të posacëm të përjetshëm në aspektin financiar. Edhe pensionistet e familjeve me viktima do të marrin pension të vecante të Republikës së Shqipërisë.

 

Po kështu do të akordohen 1 milion lekë të reja për çdo familje që ka viktima dhe bursa për nxënësit e studentët.
 

Trajtim të posaçëm financiar  për gjithë jetën për familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Edhe pensionistet e këtyre familjeve që janë pak, do të marrin një pension të vecante ndërsa nxënësit që janë në familjet e viktimave do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh të reja në muaj. Është 3-fishi i bursës së ekselentëve. Dhe këtë bursë do ta përfitojnë edhe ata që janë student. studentët”.

 

Kryeministri Rama deklaroi se Albert Cara që u nis drjet Italisë për mjekim të specializuar ende nuk di se i ka humbur të gjithë familjaret. Urojmë ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është dëmtuar në shtyllën. Në të njëjtën situatë dramatike, tha Rama, është edhe Lindita Cara që i ka humbur të gjithë familjarët nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *