Subscribe

Në mbledhjen e parë qeveria miratoi statusin për fëmijët që janë në kujdestarinë e shtetit; që përfshin të gjithë fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës.

 

Të gjithë këta fëmijë do të përfitojnë rrogën e prindit deri në moshën 18 vjeç dhe përveç atyre që kanë fituar statusin e dëshmorit, kjo ndihmë do tu jepet edhe familjeve të mjekëve, që kanë humbur jetën në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

 

“Personat e mitur, prindërit që i përket kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga COVID do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta, që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç”, u shpreh Rama.

 

Nga kjo e shtunë, dy kampionet kosovare Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që fituan në Tokio medaljen e artë do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura me kërkesën e tyre.

 

Rama ka lajmëruar edhe një ndryshim në raport me mediat duke ngritur  Agjencinë për Media dhe Informim të Këshillit të Ministrave.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *