Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur në një takim raportues të gjithë shefat e komisariateve. Kjo mbledhje urgjente vjen pas vrasjeve gjatë ditëve të fundit, të cilat tronditën vendin. Vetëm në 9 ditët e para të qershorit janë regjistruar 9 viktima.

 

Mësohet se në takim po diskutohet në lidhje me situatën kriminale në vend.

 

Po ashtu, pjesë e diskutimeve është edhe sezoni turistik. Prej disa ditësh ka nisur operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë zaptuar bregdetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *