Një 101-vjeçare  është bërë një nga personat e parë në Bashkimin Evropian që u vaksinua në Gjermani. Edith Kwoizalla, ishte banorja e parë në azilin e të moshuarve në Krueger, që mori dozen e vaksinës, ndërsa gjithsej u vaksinuan  dyzet të  moshuar dhe 10 anëtarë të stafit.

 

Ndryshe nga Gjermania, ku të parët që do të përfitojnë janë të moshuarit, në Itali prioritet i eshte dhene personelit shendetesor. Një infermiere, dy mjekë, një punonjës social të kujdesit shëndetësor dhe një studiues ishin të parët që u vaksinuan në shtetin fqinj, të gjithë punojnë në spitalin “Lazzaro Spallanzani”, një nga institucionet e mjekësisë në Itali i specializuar për sëmundjet infektive.

 

“Vaksinimi është një akt dashurie dhe përgjegjësie ndaj tërësisë kolektive”  u shprehën mjekët pas vaksinimit.

 

Në Pragë, kryeministri çek Andrej Babis ishte i pari qe mori vaksinën kundër Covid-19, ndërsa tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Në Spanjë banori 96-vjeçar mori dozën e parë anti-Covid.

 

Edhe pse vaksinimi ishe programuar të bëhej në një mënyrë të koordinuar mes shteteve evropiane, Gjermania, Hungaria, Sllovakia dhe Lituania e filluan një ditë më parë. 446 milionë njerëz të BE pritet të vaksinohen në ditët në vijim.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *