Në orën 13.00 të kësaj të shtune e gjithë Shqipëria do të futet në karantinë. Urdhrin e dha kryeministri Edi Rama të premten. Ai ju dha mundësi qytetarëve që të furnizohen deri në mesditë, ndërsa më pas çdo biznes do të jetë i mbyllur, përfshirë marketet, farmacitë, hotelet dhe furrat e bukës.

 

Të vetmit që do të lejohen të lëvizin janë policët, ushtarët, mjekët e infermierët dhe punonjësit e medias. Karantina e plotë do të përfshijë edhe të dielën deri të hënën në orën 05.00.

 

Të premten pasdite në rrugë dolën edhe makinat e ushtrisë për të mbajtur në survejancë situatën dhe për të ndëshkuar ccdo qytetar që thyen rregullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *