Subscribe

Një konflikt i nisur mes fqinjëve, i mori jetën një 50-vjeçari në Dibër.

Viktima është Xhetan Konesha.

Ai dyshohet se u qëllua me kallashnikov nga dy vëllezërit, Muhamet e Altin Mera, 30 dhe 42 vjeç, pas një debati që pati me këta të fundit.

Ngjarja e rëndë, raporton Vizion Plus, ndodhi në fshatin Luzni gjatë paradites, ndërsa 50-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve.

Pas krimit, dy vëllezërit u larguan me shpejtësi drejt pyllit, por njëri prej tyre u arrestua nga policia. Në pranga përfundoi Muhamet Mera ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në zonë u gjet dhe një armë zjarri tip kallashnikov, e cila dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e 42 vjeçarit, Altin Mera.

Shkak për vrasjen dyshohet se u bë një konflikt pronësie mes viktimës dhe dy vëllezërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *