Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka njoftuar se më shumë se 2500 punonjës policie kanë qenë të angazhuara të krye të detyrës gjatë natës së ndërrimit të viteve.

 

Në një prononcim për mediat, nga sheshi “Skënderbej”, Veliu teksa shprehu vlerësime dhe falenderime për të gjithë punonjësit e policisë që sakrifikuan familjet për të qenë në shërbim të qytetarëve, paralajmëroi gjithashtu se do të merren masa ndaj të gjitë atyre personave që kanë hedhur fishekzjarre natën e ndërrimit të viteve.

 

Sakaq, Veliu deklaroi se duke filluar nga sot do të nisë vënia në zbatim e ligjit kundër pikave të basteve.

 

“Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së shtetit që kanë sakrifikuar nga puna dhe koha e tyre me familjen për të qënë në shërbim të qytetarëve. Do merren masa për ata që kanë hedhur fishekzjarre. Urimet më të mira për ata dhe fëmijët e tyre. Në të gjithë Shqipërinë më shumë se 2500 punonjës kanë qënë në krye të detyrës. Nesër fillon ekzekutimi i ligjit kundër llotove”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *