Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në një tjetër pallat ku nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh duke e veshur ate me ngjyrat e pranverës.

 

Bashkia po zbaton sërish projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar bashkia ishte Edi Rama në vitet 2003-2004.

 

“Diçka po ndodh te Tirana e Re. Një tjetër pallat i rrënuar po del në dritë, por kësaj here me shumë shije nga një super artist…sekret dhe për pak”, shkruan Veliaj.

 

Sipas bashkisë së Tiranës, pallatet ngjyra-ngjyra bënë që mediat e huaja të kryenin një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte kryeqyteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *