Subscribe

5 shkolla të reja do të ndërtohen në zonën e Laprakës. Ky është plani për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone i prezantuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

 

“Njësia 11 në kryeqytet është një nga njësitë që është transformuar më shumë.”

 

Veliaj përmendi disa nga investimet që janë duke u kryer aktualisht në Laprakë e që do të transformojnë zonën.

 

“Projekti fillestar ishte projekt ku rrethrrotullimi ngrihej në lartësi dhe krijohej le të themi një mur ndarës, qoftë le të themi nga ana vizive, me të dy anët e njësisë. Ndërkohë projekti i ri e ka çuar të gjithë nyjën e trafikut nën tokë. Pra jo vetëm që nuk do ta izolojmë, pra jo vetëm që nuk do ketë një mur që ndan dy anët e rrugës si bina aty, por të gjitha sipërfaqet sipër do të kthehen në parqe, që trafiku të shkojë poshtë, dhe njerëzit jo vetëm mos t’ju pengohet syri, por edhe t’ju kënaqet syri me parqet që do krijohen në të katër cepat e kryqëzimit të madh.”

 

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se projektet kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *