Subscribe

Kryetari i bashkise se tiranes Erion Veliaj ka reaguar ne lidhje me dorëzimin e mandateve te opozites duke theksuar se Shqipëria ndryshon vetëm nga ata që e çojnë deri në fund detyrën qe kane marre persiper.

 

 

“Shqipëria ndryshon nga ata që e marrin përsipër detyrën, jo nga ata që e lënë lojën në mes, jo nga ata që dorëzojnë përgjegjësitë, jo nga ata që prishin në mes të rrugës kontratën me qytetarët dhe thonë: U lodha tani, nuk dua më! Kush ka bërë kontratë me qytetarët, si deputet, si kryetar bashkie, si njësi administrative, duhet ta çojë deri në fund, ndryshe mesazhi që japim për qytetarët është se nuk e kemi me të vërtetë këtë punë. Bashkia e Tiranës, qeveria shqiptare, njësitë tona administrative janë shumë serioze. Ne jemi seriozë edhe për lojërat e kalamajve, jo më për gjëra shumë të rëndësishme që kanë impakt në komunitetin tonë”.

 

Kjo deklarate e Veliajt u be nga Vaqarri, ku ai prezantoi kendin e ri te lojërave, per femijet e zones.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *