Simbolin e “dy gishtave” e lidhim gjerësisht me demokratët, por me sa duket nuk mund ta “identifikojmë” më si të tillë.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tani e ka bërë edhe pjesë të fushatës së tij elektorale. Siç mund të shihni edhe nga fotot e mëposhtme, kryebashkiaku Veliaj ka pozuar me dy gishtat, duke i dhënë një tjetër humbje Bashës. Por jo vetëm kaq, kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur edhe një tjetër  simbolikë të veçantë. Në bluzën e veshur sot, Veliaj kishte të stampuar numrin 2 që përkon pikërisht me numrin e tij në fletën e votimit për garën në Tiranë.

 

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit duke hedhur shortin edhe për numrat e kandidatëve për kryetar bashkie. Kështu në Tiranë kryebashkiaku Erion Veliaj që garon nën siglën e Partisë Socialiste do të mbajë numrin dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *