Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit edhe nga homologu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Teksa vlerëson punën e Ahmetit në drejtimin e qytetit të Prishtinës, Veliaj shkruan se bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve do vijojë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë.

“Faleminderit për mikpritjen & miqësinë speciale Shpend Ahmeti gjatë këtyre dy mandateve në drejtimin e Prishtinës, sot një qytet modern e dinamik falë punës së Shpendit e skuadres së tij. Mezi pres ta çojmë më tej bashkëpunimin me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *