Subscribe

Erion Veliaj dhe Presidenti i Estonisë, Alar Karis, që ndodhte në një vizitë zyrtare në vendin tonë, vizituan Piramidën, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.

 

Kryebashkiaku tha se Tirana ka zgjedhur të ndjekë hapat e Estonisë, që është vendi numër një sot në Europë për sa i përket digjitalizimit.

 

“Ajo që duam të bëjmë te Piramida është ajo ç’ka Estonia e ka bërë prej vitesh. Është një vend, i cili ka bërë një inovacion të jashtëzakonshëm në të gjitha qytetet e saj dhe sot është ndoshta numri një në Europë për digjitalizimin dhe për punët krijuese të së ardhmes. Ishte një kënaqësi që ta kishim Presidentin në këtë vizië dhe me shpresë se do bëhemi pak më shumë si Estonia me dijet që do të marrim nga qendra si kjo te Piramida, që do t’iu vlejnë një brezi çunash dhe gocash, të cilët gjithnjë e më shumë do i ngjasojnë çunave dhe gocave të Estonisë,”

 

Presidenti i Estonisë, Alar Karis, tha se mezi pret që bashkëpunimi me Tiranën në fushën digjitale të thellohet.

 

“Mezi pres një bashkëpunim me Tiranën dhe shpresoj që të kthehem kur të ketë përfunduar e gjitha dhe të kemi mundësi të shohim studentët dhe gjithë njerëzit që do angazhohen këtu”.

 

Brenda verës përfundon edhe pjesa e brendshme e Piramidës, së bashku me pajisjet teknologjike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *