Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës Eriuon Veliaj ishte i pranishëm në shkollën ekonomike të Londrës nga ku premtoi më shumë mbështetje për bizneset e reja në fushën e teknologjisë.

 

Veliaj takoi edhe ministrin e ri të Europës në Britanisë së Madhe, Christopher Pincher

 

ERION VELIAJ

 

KRYEBASHKIAKU I BASHKISE SE TIRANES  

 

“Ashtu si me Shkollën Ekonomike të Londrës, ku Tirana po promovohet si histori suksesi, po mundohemi që me qeverinë britanike, të promovojmë kompani të reja (start-up) në fushën e digjitalizimit të qyteteve inteligjente, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e Londrës. Jemi duke folur edhe me disa agjenci britanike, që qyteti i Tiranës të kthehet në një promotor për të krijuar një ekosistem, por edhe për të financuar start up-et, sidomos në fushën digjitale”

 

 

Një prej projekteve te Bashkisë është transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit .

 

“Piramida është një projekt fantastik, por është vetëm fillimi i një shkolle alternative të teknologjisë së informacionit. Pjesa tjetër kërkon financim, që talentet që do dalin nga Piramida apo nga gjithë këto përvoja, siç është eksperienca fantastike e shkollave të shekullit 21 e Këshillit Britanik, të kenë edhe financat e duhura me ata që quhen investitorët ‘engjëj’ ose me mini-kredi, siç mund të jetë Bashkia e Tiranës dhe agjenci të tjera, që të kemi histori suksesi biznesi në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”

 

Kreu i bashkisë shtoi se do të shfrytëzohet edhe eksperienca e shkollave britanike për mbështetjen e të rinjve dhe nismave të tyre për biznes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *