Subscribe

Në shtatë vite në Tiranë janë mbjellë 550 mijë pemë të reja.

 

Në një postim në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uron 7-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Parqeve, e cila është përkujdesur jo vetëm për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, por dhe për këndet e lodrave.

“Gëzuar ditëlindjen Agjencia e Parqeve!
Në këto 7 VITE kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive e jo vetëm. BRAVO! – Ecim para, për punë edhe më të bukura”, shkruan Veliaj.

 

Bashkia e Tiranës synon që gjer në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja, si pjesë e Pyllit Orbital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *