“Jemi krenar për ata që edhe pse kanë pasur mendime ndryshe, i janë bashkuar familjes së Partisë Socialiste”. Kështu u shpreh  Erion Veliaj, drejtues politik i qarkut, gjatë fjalës së tij para elektoratit në Kavajë. Ai e cilësoi zgjedhje të duhur largimin nga LSI të ish-kandidatit Maksim Kona, tashmë si votues i PS.

 

“Kam mirënjohje dhe për ata si Maksi, që ndoshta në fushatën më përpara kishin mendime ndryshe nga ne, po ja ku janë sot bashke me familjen tonë të madhe sepse të gjithë e dinë që kjo është familja ku dëgjohesh. Kjo është familja ku të mbështesin, kjo është familja ku e ka gjithmonë derën hapur, kjo është familja që nuk mban inat. Kjo është familja që nuk e kthen kokën mbrapa por gjithmonë thotë edhe një. Të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, të ardhmen tonë”, përfundoi kryebashkiaku.

 

Ish-kandidati për kryetar bashkie nën siglën e LSI, tashmë në radhët e PS, tha se investimet në portin e Durrësit do ta kthejnë zonën në një territor elitar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *