Në takimin me banorë të Njësisë 3, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se në 26 prill nuk do të fitojë vetëm Partia Socialiste, por e gjithë Shqipëria.

Për Veliajn, fitorja këtë herë do të vulosë përfundimisht largimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës nga skena politike.

“Imagjinoni në 26 Prill, pas fitores sonë Ilir Meta do japë dorëheqjen se kështu tha, po fituan këta tha unë iki! Imagjinoni çfarë çlirimi do jetë dhe sa normale do jetë Shqipëria pa sokëllimën ditore të Ilir Metës! E kemi në dorë, nëse ne fitojmë bindshëm, siç do fitojmë, do kemi një Shqipëri pa Ilir Metën. Vetëm kaq mjafton për t’u mobilizuar. Imagjinoni pak të hënën pasi të kenë humbur, siç kanë humbur në vitin 2013, 2015, 2017, 2019 dhe 2021 do hapni “Facebook” dhe nuk do jetë më Saliu se do jetë duke lëpirë plagët si ai qeni i plagosur që lëpin plagët pas një beteje! Imagjino sa e bukur do jetë Shqipëria pa Ilir e Pa Sali”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Tiranën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *