Subscribe

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e bllokut te banimit prej 1.6 hektarë ne njësinë 3.

Erion Veliaj theksoi se ky investim i rëndësishëm ka transformuar zonën nga një minifshat ne një nga lagjet me te mira te Tiranës.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

 

“Mbaj mend kur kemi qenë këtu, meraku i njerëzve ishte se jetonin në Tiranë, por nuk u dukej si Tiranë. Kishin lënë fshatin e tyre në Kolonjë, në Devoll ose fshatrat e largët të Korçës, dhe ishin kthyer në një minifshat që vetëm si lokacion ishte në Tiranë, kurse ujërat e zeza derdheshin në Lanë dhe ujin e mbushnin me kova. Për ndriçim nuk bëhej fjalë fare, ndërkohë sot kemi kaluar në ndriçim LED. Në fakt, është punuar më shumë nën tokë se mbi tokë. Ne shohim asfaltin dhe muret dekorative që i kanë kthyer nga shtëpi në proces legalizimi, në vila të legalizuara dhe të hipotekuara”

 

Veliaj theksoi se e, Bashkia e Tiranës ka treguar se është e fokusuar vetëm te puna, ndonëse ka pasur zgjedhje dhe përpjekje te politikës për të penguar punimet.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

 

“Kemi treguar se vetëm kur fokusohemi te puna dhe problemet konkrete mund të kemi rezultat. Kemi sot përpjekje me protesta, me sherre, me grindje, me pengesa, të një pjese të politikës që mundohet të na fokusojë te problemet e tyre dhe te hallet që ata kanë. Ndërkohë, fokusi duhet të jenë te hallet, te problemet, që kanë njerëzit, te zgjidhjet që kërkojnë ata. Për të gjitha këto arsye, jam shumë krenar për të gjithë skuadrën që ka punuar e rehabilituar një bllok jashtëzakonisht problematik të Njësisë 3”

 

 

Transformimi që ka pësuar kjo lagje do të vijojë edhe në zona të tjera të njësisë 3, ndërkohë që puna nuk do të ndalet gjatë muajve të verës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *