Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, të enjten e ardhshme që është dhe 14 marsi, ndonëse zyrtarisht është Dita e Verës, sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi.

 

Duket se parashikimi i motit e ka vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës e cila ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për këtë ditë festive.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka kërkuar mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars, pra të dielën kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell.

 

“Hej! Me ndihmo 1min me nje dileme! ?

Te gjitha parashikimet e motit e japin Diten e Veres dt.14 shi me gjyma! ⛈?☔️

Kemi petgatitur 50 aktivitete per femije e te rritur! A mos ja vlen te tregohemi te zgjuar e t’i bejme festimet te Dielen dt. 17? ???

(E enjtja pushim gjss)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *