Subscribe

Festivali mbarëkombëtar i komedise ne Korçe “Koko Fest” u rikthye për publikun për të tetin vit radhazi.

Komedia “Vdis duke qeshur”, me regji të Ilir Bokshit ngriti siparin në këtë edicion.  

Përmes notave therëse të humorit vepra përcolli mesahzin se jeta duhet jetuar dhe gëzuar në çdo moment. Mesazh ky që bëhet dhe më kuptimplotë ne situaten e pandemisë.

 

 

ILIR BOKSHI – REGJISOR

Jam shume i nderuar qe jam pjese e shfaqes. Kjo eshte e disata here qe marr pjese.

 

Kjo premiere bëri bashke emra te medhenj te skenes si Luiza Xhuvani,Zamira Kita e Olta Daku por edhe aktore te rinj te talentuar si Paola Kodra e Silvio Goskova.

 

 

Zamira Kita – Aktore

Korca e filloi sot. Besoj e filluam me sukses sepse emocioni ishte shume i madh. Jemi shume te kanaqur qe ia dolem. Gjithashtu i kemi kerkuar publikut qe te mbaje maskat.

 

Paola Kodra

 

Ishte një mbremje e veçantë. Na kishte munguar publiku. Uroj të jetë pelqyer shfaqja pasi për ne ishte natë speciale.

 

Silvio Goskova

Shkoi shume mirë, ishte atmosfere shumë e ngrohte. Eksperience e paharueshme për mua.

 

Kokofest do të vijojë per 7 netë me rradhë nen intërpretimin e trupave te ndryshme teatrore,ndërsa publiku në salle do te vijoje me kapacitet te reduktuar per shkak te pandemise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *