Subscribe

Pedonalja e Tiranës është rruga ku do të zhvendosen aktivitetet e kësaj fundjave, edhe pse shumica e tyre janë alternativa të vjetra. E vetmja premierë është ajo e Teatrit Kombëtar, që me këtë shfaqje hap dyert për publikun.

 

Është një dramë shqiptare, shkruar nga Ferdinand Hysi që vjen nën regjinë e Elma Dorezit dhe interpretimin e një kasti aktorësh si Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku e Sokol Angjeli.

 

Komedia “Boing Boing” vijon rrugëtimin deri në fund të muajit në teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ashtu sikurse edhe tre ekspozitat e çelura që në muajin dhjetor në Galerinë Kombëtare të Arteve.

 

Teatri i Metropolit dhe ai i kukullave nuk janë ende gati për të nisur sezonin e ri. Shfaqjet e para, që po ashtu nuk janë tituj të rinj do të nisin në këto teatro fundjavën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *