Subscribe

Këtë të enjte në Shqipëri u regjistruan dy viktima nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçasre nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen. Në total, numri i të vdekurve në vendin tonë ka shkuar në 324. Mes 870 të testuarve, autoritetet zbuluan 156 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.860.

 

 

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:  63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.”

 

 

Në orët e fundit, janë shëruar edhe 62 qytetarë të tjerë. Gjithsej në Shqipëri janë 6.346 qytetarë që kanë mposhtur virusin. Nga ana tjetër, në spitalet COVID ka patur një rënie të personave të shtruar. Ndryshe nga dje kur ishin 192 pacientë, sot janë 188. Prej tyre, 20 janë në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *