Subscribe

Një 69 vjecar ka ndërruar jetë mengjesin e kësaj të martë si pasojë e Covid 19.

Pacienti ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe po trajtohej në terapi intensive.

Në njoftimin për mediat, Ministria e Shëndetësise mes të tjerash shkruan se 69 vjecari ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

Autoritetet gjithashtu nuk thonë që viktima kishte sëmundje shoqëruese.

Në këtë mënyrë shkon në 33 numri I viktimava nga Covdi 19-në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *