Subscribe

Një pacient, që merrte trajtim në Spitalin Infektiv, ka humbur jetën. Mësohet se 62-vjeçari vuante nga ciroza në mëlçi. Ai ishte asimptomatik me COVID-19.

“Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit”, njoftoi ministria.

Edhe një ditë më parë u raportua për një pacient që vdiq, por ministria sqaroi se 76-vjeçarja kishte tumor në pankreas.

Ajo ishte edhe e infektuar me koronavirus, por asimptomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *