Viktimë e koronavirusit ka mbetur edhe një 34-vjeçar dibran. Mediat maqedonase raportojnë se Krenar Jegeni humbi jetën pasi u infektua.

 

Ai ndërroi jetë të shtunën në Klinikat e Shkupit. Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Lajmin për vdekjen e tij e kanë shpërndarë në rrjetet sociale familjarët dhe të afërmit.

 

Përpiqem të shkruaj disa rreshta,por e kam shumë të vështirë.Me këtë ikje të parakohshme,na le pa fjalë,na këpute…

U prehsh në paqe miku im dhe i gjithë dibranëve!

I buzëqeshur dhe pozitiv, i dashur dhe human, i kulturuar dhe edukuar, ashtu siç ishe, do të mbajmë mend për jetë, o Nari i Parajsës!

Nuk më besohet se e postoj këtë foto për këtë lajm të hidhur…!

RIP shoku im i ngushtë Krenar Jegeni 😞

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *